Duel kuqezi në Serinë A. Atalanta e Berat Gjimshitit ka triumfuar me rezultatin 3-0 përballë Lecces së Ylber Ramadanit.
Ramadani luajt deri në minutën e 68-të për t’u zëvendësuar më pas nga Lassana Coulibaly.
Ndërkohë, tre minuta më vonë nga fusha e lojës u largua edhe Gjimshiti, i cili u ndëshkua dhe me karton të verdhë në këtë sfidë. Në vendin e tij u aktivizua Kossonou.
Golat për zikaltërit u shënuan nga Scalvini 29’, Krstovic 59’ dhe Raspadori 73’.
Lecce mbetet e parafundit me 27 pikë, e barabartë me Cremonesen, ndërsa Atalanta ngjitet në kuotën e 53 pikëve.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: