Reagimi i Ardian Ismajlit pasi u shpall lojtari më i mirë në fitoren e Torinos

Reagimi i Ardian Ismajlit pasi u shpall lojtari më i mirë në fitoren e Torinos

16:46, 06/04/2026

Torino ka marrë një fitore shumë të rëndësishme me rezultatin 1-0 ndaj Pisës, duke lënë pas momentin e vështirë që po kalonte në javët e fundit.

Golin e vetĂ«m tĂ« takimit e realizoi Che Adams, i cili i dha tri pikĂ« tĂ« arta skuadrĂ«s “granata”.

Megjithatë, protagonisti kryesor i ndeshjes ishte mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli.

Paraqitja e tij solide në prapavijë bëri që ai të shpallej lojtari më i mirë i ndeshjes, duke konfirmuar rolin kyç në mbrojtjen e Torinos.

Në përfundim të sfidës, Ismajli u shpreh i kënaqur për suksesin dhe reagimin e skuadrës, duke theksuar rëndësinë e tri pikëve.

“Jam i lumtur pĂ«r çmimin, por mĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja ishte fitorja. E meritonim kĂ«tĂ« sukses nĂ« shtĂ«pi”, deklaroi ai.

Mbrojtësi kuqezi u ndal edhe te forma e skuadrës, duke pranuar se Torino nuk e meritonte krizën e kaluar dhe se ndryshimi ka ardhur pas ardhjes së trajnerit Roberto D'Aversa.

Sipas Ismajlit, skuadra ka reaguar pozitivisht dhe tashmë duket më e qetë dhe më e sigurt në fushë, duke dhënë sinjale të qarta për vazhdimësinë e sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco