De Bruyne: Napoli ka projektin më të mirë, por titulli është në dorën e Interit

De Bruyne: Napoli ka projektin më të mirë, por titulli është në dorën e Interit

16:16, 06/04/2026

Kevin De Bruyne ka folur për garën në Serie A dhe sfidën e rëndësishme mes Napolit dhe Milanit, duke theksuar se lufta për titull mbetet e hapur, por varet nga Interi.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, mesfushori belg u shpreh se Interi ka gjithçka në dorë: “Nëse i fiton të gjitha ndeshjet, shpallet kampion. Ne duhet të bëjmë maksimumin dhe të fitojmë sa më shumë ndeshje”.

De Bruyne nënvizoi se diferenca është ngushtuar ndjeshëm javët e fundit: “Ishim 14 pikë prapa, tani jemi 7. Në futboll gjithçka ndryshon shpejt. Objektivi ynë është të futemi në katërshen e parë dhe të rikthehemi në Champions, pastaj të shohim çfarë do të bëjë Interi”.

Belgu shpjegoi edhe arsyet e zgjedhjes së Napolit, duke vlerësuar projektin e klubit: “Napoli kishte projektin më të mirë për mua dhe familjen time. Doja të vazhdoja në nivele të larta dhe këtu kam mundësinë ta bëj këtë. Ishte zgjedhja më e mirë për të gjithë”.

Në përfundim, De Bruyne theksoi rëndësinë e balancës mes karrierës dhe jetës personale: “Kam një familje dhe dua të bëj maksimumin që ata të ndihen mirë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco