Napoli-Milan, statistikat e ‘big match’-it që vendos shumë për sezonin

Napoli-Milan, statistikat e ‘big match’-it që vendos shumë për sezonin

15:07, 06/04/2026

Gjithçka është gati për përballjen e madhe mes Napolit dhe Milanit, një klasike e futbollit italian që do të mbyllë javën e 31-të të Serie A. Sfida, që do të zhvillohet në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’, është vendimtare për të dy ekipet, sidomos për kuqezinjtë e drejtuar nga Massimiliano Allegri, që synojnë të mbajnë distancën nga rivali direkt dhe të vazhdojnë ëndrrën për titull.

Bilanci historik

Kjo do të jetë përballja e 156-të mes dy skuadrave në elitën e futbollit italian. Milan kryeson me 59 fitore, kundrejt 47 të Napolit, ndërsa 49 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Fitorja e fundit e napolitanëve daton sezonin e kaluar (2-1), falë golave të Romelu Lukakut dhe Matteo Politanos.

Nga ana tjetër, Milani nuk fiton në “Maradona” prej tre vjetësh, kur triumfoi thellë 4-0, në një nga humbjet më të rënda të Napolit në shtëpi në 25 vitet e fundit. Në atë sfidë spikatën golat e Rafael Leãos (dopietë), si dhe Alexis Saelemaekers dhe Brahim Díaz.

Statistika interesante

Të dy skuadrat dallohen për karakterin dhe aftësinë për të reaguar. Milani (14) dhe Napoli (12) janë ekipet që kanë rikuperuar më shumë pikë nga disavantazhi këtë sezon. Ndërkohë, napolitanët janë ndër skuadrat që kanë humbur më pak pikë pasi kanë kaluar në avantazh, vetëm tri, në të njëjtin nivel me Parmën.

Kuqezinjtë janë gjithashtu liderë për pikët e fituara në minutat e fundit të ndeshjeve, me 12 pikë nga golat në 15 minutat e fundit, ndërsa Napoli shkëlqen në 10 minutat e fundit, duke marrë 9 pikë nga golat në këtë periudhë.

Të gjitha këto statistika paralajmërojnë një përballje të fortë dhe të hapur, ku çdo detaj mund të bëjë diferencën në garën për titullin në Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco