Vasilj sulmon Donnarummën: Sjellja e tij antisportive, nuk mund ta besoja

Vasilj sulmon Donnarummën: Sjellja e tij antisportive, nuk mund ta besoja

14:24, 06/04/2026

Plaga e eliminimit të Italisë nga Botërori vazhdon të mbetet e hapur, ndërsa detaje të reja dalin nga përballja dramatike ndaj Bosnjës. Protagonist i deklaratave të fundit është portieri boshnjak, Nikola Vasilj, i cili ka akuzuar hapur kapitenin e Italisë, Gianluigi Donnarumma, për sjellje të papërshtatshme gjatë serisë së penalltive në Zenicë.

Pas barazimit 1-1 të St. Pauli ndaj Union Berlin, Vasilj u rikthye te momentet e ndeshjes Bosnje-Itali, duke zbuluar një episod të tensionuar mes tij dhe Donnarummës.

“Donnarumma ka tentuar të më shqyejë fletën ku kisha shënuar informacionet për goditësit e penalltive të Italisë, por për fat të mirë stafi teknik kishte një kopje. Ishim përgatitur për çdo situatë,” – deklaroi ai.

Portieri boshnjak nuk e fshehu habinë për atë që ndodhi: “Sinqerisht, nuk mund ta besoja çfarë po më ndodhte, është hera e parë që më ndodh diçka e tillë. Filluam të debatonim dhe më pas shkova te arbitri për ta bindur që kundërshtari im meritonte karton të verdhë. Më dukej një sjellje vërtet antisportive.”

Në fund, Vasilj e mbylli me një koment domethënës për rezultatin final: “Nuk dua të them shumë… por në fund fituam dhe disa thonë se është karma. Ndoshta ka diçka të tillë në këtë histori.”

 

Deklaratat e tij pritet të ndezin edhe më shumë debatet rreth asaj ndeshjeje, që vulosi eliminimin e Italisë dhe kualifikimin e Bosnjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco