FA Cup përcakton gjysmëfinalistët, finalja e madhe më 16 maj në Wembley

FA Cup përcakton gjysmëfinalistët, finalja e madhe më 16 maj në Wembley

08:49, 06/04/2026

Janë mësuar tashmë katër skuadrat që do të luftojnë për trofeun e FA Cup, një nga kompeticionet më të vjetra dhe më prestigjioze në botën e futbollit. Gjysmëfinalet e këtij edicioni premtojnë spektakël dhe emocione të mëdha, me përballjet Chelsea-Leeds United dhe Manchester City-Southampton.

Chelsea siguroi një vend në katërshen më të mirë pas një fitoreje të thellë 7-0 ndaj Port Vale, duke treguar forcën e saj sulmuese. Nga ana tjetër, Leeds arriti kualifikimin pas një dueli dramatik ndaj West Ham, ku ndeshja përfundoi 2-2 në kohën e rregullt dhe u vendos nga goditjet e penalltive.

Në gjysmëfinale është edhe Manchester City, që dhuroi një performancë mbresëlënëse duke mposhtur 4-0 Liverpoolin. Ndërkohë, surpriza më e madhe e këtij sezoni mbetet Southampton, skuadra që militon në Championship dhe që eliminoi Arsenal me rezultatin 2-1.

Të dyja ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 25 prill, ndërsa finalja e madhe është planifikuar për më 16 maj në stadiumin legjendar Wembley, ku do të kurorëzohet fituesi i këtij edicioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco