Një ndeshje e çmendur dhe e mbushur me emocione përfundon me fitoren bindëse të Interit 5-2 ndaj Romës, në një sfidë ku u shënuan plot 7 gola.
Interi e nisi vrullshëm takimin dhe kaloi në avantazh që në minutën e 4’, me Lautaro Martínez. Zikaltërit dominuan minutat e para dhe krijuan disa raste të rrezikshme, ndërsa Roma reagoi gradualisht.
Në minutën e 40’, Gianluca Mancini barazoi shifrat në 1-1, duke rikthyer përkohësisht balancën. Por në shtesën e pjesës së parë (45+2’), Hakan Çalhanoğlu realizoi një supergol për 2-1.

Pjesa e dytë ishte totalisht nën kontrollin e Interit. Fillimisht, diferenca u thellua, ndërsa në minutën e 55’, Marcus Thuram shënoi për 4-1, duke vulosur një dominim të plotë.
Në minutën e 63’, Nicolò Barella realizoi golin e pestë për Interin (5-1), duke e kthyer sfidën në një shfaqje force.
Roma arriti të shënojë golin e dytë në minutën e 70’, me Lorenzo Pellegrini, për rezultatin përfundimtar 5-2.
Në fund, Interi triumfon në një përballje spektakolare me 7 gola të shënuar gjithsej, duke dhënë një sinjal të fortë për objektivat e sezonit.
Ja kronologjia e plotë e ndeshjes:
4’ – GOL 1-0: Lautaro Martínez kalon Interin në avantazh me një start të furishëm.
6’ – Dy raste të arta për Interin, por Mile Svilar shpëton portën.
7’ – Roma në vështirësi të mëdha pas fillimit të dobët.
11’ – Tentativë e pasaktë e Romës në ndërtim loje.
13’ – Sërish Lautaro i rrezikshëm, por ndalet nga Svilar.
15’ – Aksion i pasaktë i Romës në sulm.
18’ – Roma përpiqet të rrisë ritmin.
21’ – Krosim i rrezikshëm, por pa finalizim.
24’ – Superpritje e Yann Sommer ndaj goditjes me kokë të Malen.
25’ – Malen godet traversën.
28’ – Roma merr më shumë iniciativë.
30’ – Tentativë nga distanca, pa sukses.
32’ – Ndërhyrje vendimtare në mbrojtje për Interin.
33’ – Piotr Zieliński provon nga zona, topi jashtë.
37’ – Mundësi për Interin, por gjuajtja bllokohet.
39’ – Devijim në këndore dhe protesta për penallti nga Roma.
40’ – GOL 1-1: Gianluca Mancini barazon me kokë.
42’ – Lautaro shënon, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.
45+2’ – GOL 2-1: Hakan Çalhanoğlu realizon një supergol nga distanca.
45+3’ – Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Interit.
46’ – Zëvendësim te Roma.
53’ – Interi vazhdon dominimin në sulm.
55’ – GOL 4-1: Marcus Thuram shënon pas një paraqitjeje të shkëlqyer.
58’ – Zëvendësime nga të dyja skuadrat.
60’ – Karton i verdhë për Pisilli dhe raste të tjera për Interin.
63’ – GOL 5-1: Nicolò Barella shënon me një goditje të fuqishme.
64’-65’ – Zëvendësime të shumta nga të dy ekipet.
67’ – Tentativë e Romës, pa rezultat.
68’ – Mundësi tjetër e humbur për Romën.
70’ – GOL 5-2: Lorenzo Pellegrini ngushton diferencën.
73’ – Interi pranë golit të gjashtë.
75’ – Rast i humbur nga Roma, por në pozicion jashtë loje.
76’ – Zëvendësim tjetër për Interin.
77’ – Shans i madh për Interin, por pa gol.
80’ – Superpritje e Svilar shpëton Romën nga goli i radhës.
81’ – Zëvendësim për Romën.
83’ – Interi kërkon golin tjetër, por pa sukses.
86’ – Faull dhe goditje dënimi për Romën.
87’ – Pellegrini provon, por topi shkon mbi portë.
90’+3’ – FUNDI:
🇮🇹⚫️🔵 Inter 1-0 Roma | Serie A
— Ligas Top del Fútbol (@LigasTopFutbol) April 5, 2026
SOLO UN MINUTÓ TARDÓ EL NERAZZURRO EN ABRIR EL MARCADOR
JUGADÓN DE THURAM POR BANDA Y DEFINIÓ EL TORO, LAUTARO MARTÍNEZ 🇦🇷🐂pic.twitter.com/Ytm5Nqurih
⚽️⚽️⚽️ MANCINI SCORES THE EQUALIZER AGAINST INTER MILAN!!!!!!!!!!!!!!!!!
— GoalAlert HQ ⚽️ 🥅 (@GoalAlertHQ) April 5, 2026
1:1 ROMA 🇮🇹
pic.twitter.com/lTBDdsExyl
Inter [2] – 1 Roma – Hakan Çalhanoğlu 45+2′ 🚀 pic.twitter.com/fftAAn99jY
— Goal_moment (@Chacks03) April 5, 2026
🚨 Lautaro Martinez scores again
— Goals Xtra (@GoalsXtra) April 5, 2026
Inter 3-1 Roma.pic.twitter.com/WOut7zI4dp
🚨 Marcus Thuram makes it four!
— Goals Xtra (@GoalsXtra) April 5, 2026
Inter 4-1 Roma.pic.twitter.com/WS6JDLRjtJ
5-1, sin palabras.
— SxbisGG (@sebas_pug) April 5, 2026
Que rico aprieta la Roma.
Vamos Inter 🔥😭🔥😭#InterRoma pic.twitter.com/k1pMtTY0yA
5-2, es como la pastilla para el resfriado.
— SxbisGG (@sebas_pug) April 5, 2026
Vi a un italiano decir “gol de oro” 😭😭😭😭
Acaben ese partido ya pues.#InterRoma pic.twitter.com/XOiBctoTqH
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: