Është mbyllur pjesa e parë e sfidës mes Interit dhe Romës, një duel që po dhuron emocione të shumta dhe ritëm të lartë në “San Siro”.
Zikaltërit shkojnë në pushim në avantazh 2-1, pas një përmbysjeje të shpejtë dhe një supergoli në minutat shtesë.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për vendasit, teksa Lautaro Martínez kaloi Interin në avantazh që në minutën e parë, duke ndezur menjëherë atmosferën në stadium.
Roma reagoi dhe arriti të barazojë në minutën e 40-të me anë të Gianluca Mancini, duke rikthyer baraspeshën dhe duke i dhënë një tjetër drejtim sfidës.
🇮🇹⚫️🔵 Inter 1-0 Roma | Serie A
— Ligas Top del Fútbol (@LigasTopFutbol) April 5, 2026
SOLO UN MINUTÓ TARDÓ EL NERAZZURRO EN ABRIR EL MARCADOR
JUGADÓN DE THURAM POR BANDA Y DEFINIÓ EL TORO, LAUTARO MARTÍNEZ 🇦🇷🐂pic.twitter.com/Ytm5Nqurih
Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim, në skenë doli Hakan Çalhanoğlu, i cili me një goditje spektakolare nga distanca në minutën 45+2 riktheu avantazhin për Interin, duke çuar tifozët në festë.
⚽️⚽️⚽️ MANCINI SCORES THE EQUALIZER AGAINST INTER MILAN!!!!!!!!!!!!!!!!!
— GoalAlert HQ ⚽️ 🥅 (@GoalAlertHQ) April 5, 2026
1:1 ROMA 🇮🇹
pic.twitter.com/lTBDdsExyl
Rezultati i pjesës së parë:
Inter – Roma 2-1
Golat: Lautaro Martínez 1’, Hakan Çalhanoğlu 45+2’ / Gianluca Mancini 40’
Pjesa e dytë pritet të jetë po aq e luftuar, me Romën që do të kërkojë reagimin dhe Interin që synon të administrojë avantazhin.
Inter [2] – 1 Roma – Hakan Çalhanoğlu 45+2′ 🚀 pic.twitter.com/fftAAn99jY
— Goal_moment (@Chacks03) April 5, 2026
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: