Derbi i Stambollit, vendim i papritur për mesfushorin shqiptar, çfarë ka vendosur trajneri i Beshiktashit?

Derbi i Stambollit, vendim i papritur për mesfushorin shqiptar, çfarë ka vendosur trajneri i Beshiktashit?

19:26, 05/04/2026

Sot luhet një nga sfidat më të forta të Superligës turke, derbi i Stambollit mes Fenerbahçes dhe Beshiktashit, një përballje që premton emocione dhe rivalitet të zjarrtë.

Një surprizë e madhe ka ardhur nga vendimi i trajnerit të Beshiktashit, Jalçin, i cili vendosi që mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, të nisë ndeshjen nga minuta e parë. Gjatë gjithë javës, mediat turke raportonin se Asllani kishte humbur vendin e titullarit, duke krijuar dyshime për rolin e tij në këtë duel vendimtar.

Tani, pjesëmarrja e Asllanit në këtë derbi mund të konsiderohet një provë e madhe për formën e tij dhe shanset për të vazhduar si titullar te Beshiktashi pas këtij sezoni. Tifozët presin një performancë të lartë, ndërsa ekipi kërkon fitoren jo vetëm për pikët, por edhe për prestigjin e rivalitetit historik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco