Seria A rikthehet me duele për titullin

Seria A rikthehet me duele për titullin

13:36, 05/04/2026

Seria A rikthehet me ndeshje vendimtare për fatet e titullit kampion. Interi do të presë Romën sot në mbrëmje në “San Siro” për të harruar momentin negativ pas 1 muaji pa fitore, për të ruajtur distancën me ndjekësit e Milanit.

Trajneri i zikaltërve, Kristian Kivu, nuk ka frikë se eliminimi i Italisë nga Botërori mund të ndikojë te skuadra e tij, sidomos te Bastoni, që u ndëshkua me karton të kuq.

“Unë kam në skuadër djem kampionë që kanë ditur të ringrihen gjithmonë në momente të vështira. Nuk jam i shqetësuar. Më mërzit më shumë sulmi mediatik që bëhet ndaj Interit, si në rastin e Bastonit. Duhet të fokusohemi te ndeshja me Romën. Është e vështirë”, shprehet Cristian Chivu, trajner i Interit.

Interi ka rikuperuar Lautaro Martinezin, që do të jetë titullar përkrah Turamit, por në mbrojtje ka probleme pas dëmtimit të Bisek.

Këta janë tifozët e Milanit që mbështetën ekipin e tyre përpara nisjes për në Napoli, ku i pret një ndeshje e vështirë të hënën në mbrëmje. Rreth 5000 kuqezinj kënduan kore për të motivuar ekipin në këtë finale për titullin. Milani ka fituar ndeshjen e parë përballë Napolit, ndërsa këta të fundit e eliminuan nga gjysmëfinalja e Superkupës së Italisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco