Lamine Jamal nuk ishte në ditën e tij më të mirë mbrëmë në ndeshjen kundër Atletiko Madridit.
Ylli i Barcelonës krijoi shumë raste, por nuk arriti të finalizonte as me asist dhe as me gol. Pas përfundimit të sfidës që u mbyll me triumfin e blaugranave, ai u largua dukshëm i mërzitur nga fusha. Pasi u takua me shokët e skuadrës, gjatë rrugës për në tunel ai u takua edhe me Flik, por takimi nuk ishte aq i ngrohtë. (VIDEO)
Menjëherë është pyetur trajneri pse Lamine ishte i mërzitur.
“Ai ishte pak i mërzitur. Është normale. Ai dëshiron të shënojë gola dhe të japë asiste. Është pjesë e lojës. Ishte sepse nuk luajtëm mirë. Ne biseduam në dhomën e zhveshjes dhe gjithçka është në rregull. Është një ndeshje emocionale”, tha shkurtimisht gjermani.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: