Bardhezinjtë e kanë vendosur. Në verë do të arrijë një sulmues i madh. Dhe betëm të flasësh për këtë, ndez entuziazmin e çdo tifoz futbolli. Mundësia për të pasur një superyll si Robert Levandovski në Serie A i tërheq të gjithë.
Në veçanti tifozët e Juventusit, të cilët mund të ëndërrojnë. Të shohin sulmuesin polak me fanellën bardhezi. Një marrëveshje jashtëzakonisht e komplikuar, për të cilën drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” megjithatë lënë një shteg. Por le të shkojmë me radhë.
SULMUESI QË VJEN – Juventusi ka vendosur t’i dhurojë Luçiano Spaletit një sulmues të ri. Që në janar, trajneri i Çertaldos kishte bërë të ditur se kishte nevojë për një numër 9 me karakteristika të ndryshme nga Lois Openda dhe Xhonatan Dejvid, dy dështimet e mëdha të merkatos së fundit bardhezi.
Në fund, gjatë merkatos dimërore erdhi vetëm Zheremi Boga, jo pikërisht një sulmues qendror me peshë. Dhe kështu, gjithçka tregon se në qershor drejtuesit bardhezi do t’i japin dëshirën Spaletit. Emrat në listë janë të ndryshëm, por ai që ngacmon më shumë interesin e Juventusit padyshim është Levandovski.
“ZBRITJE” – Sipas raportimeve të Fabrizio Romanos, kontaktet mes rrethit të polakut, i cili skadon me Barcelonën në qershor, dhe Juventusit kanë qenë tashmë të shumta, marrëdhënia mes Pini Zahavit, agjentit të lojtarit, dhe Damien Komolit është shumë e mirë. Juve ka bërë të ditur se është shumë e interesuar për Levandovskin, por vetëm me një kusht. Që polaku të pranojë të ulë pagën e madhe prej 1,7 milionë euro bruto në muaj që merr aktualisht në Katalonjë.
BARÇA, SHBA DHE ARABIA – Megjithatë, Juventusi nuk është e vetmja që e kërkon. Barcelona, klubi aktual i Levandovskit, ka ofruar një rinovim me shifra më të ulëta se ato që merr sulmuesi i saj aktualisht. Deri tani nuk ka pasur përgjigje nga ana e lojtarit, edhe sepse sipas informacioneve të para janë paraqitur edhe oferta të tjera shumë të pasura për ish-lojtarin e Bajernit dhe Borusias, veçanërisht nga MLS dhe Saudi League.
Levandovski, pra, në fund të sezonit do të duhet të marrë një vendim. Të zgjedhë pagën e lartë apo të përzgjedhë projektin sportiv. Në rastin e dytë, Juventusi do të jetë gati për ta përfituar mundësinë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: