Dinamo shkatërron Elbasanin 4-1 në ‘Air Albania’, shkëlqen Bregu me ‘dopietë’

Dinamo shkatërron Elbasanin 4-1 në ‘Air Albania’, shkëlqen Bregu me ‘dopietë’

22:45, 04/04/2026

Dinamo City dhuroi një paraqitje spektakolare, duke mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 AF Elbasanin në stadiumin ‘Air Albania’.

Ndeshja nisi në mënyrë të befasishme për blutë, pasi Elbasani kaloi në avantazh që në minutën e 3-të me Lajthinë, duke shfrytëzuar një fillim të përgjumur të vendasve. Madje, miqtë patën edhe një mundësi të mirë për të dyfishuar shifrat, por nuk arritën të konkretizonin.

Dinamo reagoi dhe barazoi në fundin e pjesës së parë, kur Dejvi Bregu u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 45+2’.

Në pjesën e dytë, gjithçka foli për skuadrën kryeqytetase. Në minutën e 51-të, një gabim i rëndë i mbrojtjes së Elbasanit i dhuroi golin Malomo-s për përmbysjen 2-1. Më pas, në minutën e 66-të, Lorenco Vila shënoi golin e tretë pas një goditjeje këndi, duke çuar rezultatin në 3-1.

Në fund, ishte sërish Bregu ai që vulosi gjithçka, duke realizuar golin e dytë personal në minutën e 88-të për rezultatin përfundimtar 4-1.

Një fitore bindëse për Dinamon, që tregoi forcë dhe reagim pas disavantazhit, ndërsa Elbasani u dorëzua në pjesën e dytë përballë presionit të vazhdueshëm të vendasve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco