Ivan Gvozdenovic shpallet trajneri më i mirë i muajit mars

Ivan Gvozdenovic shpallet trajneri më i mirë i muajit mars

20:07, 04/04/2026

Trajneri i AF Elbasanit, Ivan Gvozdenovic, është shpallur trajneri më i mirë i muajit mars në kampionatin Abissnet Superiore. Përzgjedhja u bë nga Drejtoria Teknike e FSHF-së, ndërsa trofeu iu dorëzua nga Alban Tafaj, specialist i Departamentit të Edukimit në FSHF, para ndeshjes Dinamo City – AF Elbasani, në stadiumin ‘Air Albania’.

Gjatë muajit mars, AF Elbasani shënoi rezultate të shkëlqyera, duke fituar dy ndeshje të rëndësishme ndaj Tiranës dhe Flamurtarit, dhe barazuar një takim me Egnatian.

Ky trofe është një vlerësim për punën e palodhur të trajnerit Gvozdenovic dhe për përkushtimin e ekipit, i cili vazhdon të jetë një nga kandidatët kryesorë për titullin në kampionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco