Egnatia rikthehet me fitore, Julian Brahja: Sot ishim të modifikuar

Egnatia rikthehet me fitore, Julian Brahja: Sot ishim të modifikuar

19:47, 04/04/2026

Pas fitores 3-0 ndaj Bylisit, ndihmëstrajneri i Egnatias, Julian Brahja, komentoi performancën e ekipit dhe ndryshimet taktike për ndeshjen. Ai theksoi se skuadra kishte vështirësi në pjesën e parë për shkak të modifikimeve në mesfushë dhe mbrojtjes së organizuar të kundërshtarit:

“Në pjesën e parë e dominuam lojën, kishim mbajtjen e topit. Nuk ishim të qartë në 30 metrat e fundit, pavarësisht qarkullimit të topit nuk krijuam asnjë situatë. Ne i kërkuam ekipit të ndërronim krahun e lojës, për të krijuar hapësira. Kundërshtari kishte zbritur poshtë dhe po mbrohej shumë mirë. 10 lojtarë të Bylisit ishin në bllok poshtë. Qarkullimi i topit i shpejtë ndoshta mund të na krijonte situata.”

Brahja shtoi se pjesa e dytë solli ndryshime të dukshme në lojë dhe rezultatin:

“Në pjesën e dytë ndryshoi. Ne kishim mungesa tre lojtarë të mesfushës. Sot ishim të modifikuar në mesfushë, në qendër kishim Haimen. Në pjesën e parë na krijoi probleme Bylisi, që po priste. Jahaja nuk krijoi asnjë situatë për gol.”

Ky ishte rikthimi i Egnatias me fitore, pas një periudhe me mungesa dhe pezullime, ku Brahja kishte rolin e trajnerit në vend të Edlir Tetovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco