Martini, pas fitores së Vllaznisë: Uroj me shpirt që Partizani të kapë katërshen

Martini, pas fitores së Vllaznisë: Uroj me shpirt që Partizani të kapë katërshen

19:45, 04/04/2026

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, u shpreh i lumtur për fitoren 2-0 ndaj Partizanit, duke theksuar disiplinën dhe përgatitjen e ekipit:

“Dua t’i bëj komplimente Partizanit e Kërnajës, ishalla ecin e kapin katërshen, me gjithë shpirt. Ishte ndeshje e fortë, e vështirë, e dinim që duhej vuajtur, e dinim që duhet të ishim të disiplinuar gjatë gjithë ndeshjes. Edhe pse u zumë me raste në kundërsulm, i kishim marrë masat mirë. Por e thashë që në këto momente shumë të rëndësishme janë pikët, jo loja.”

Martini theksoi menaxhimin e pjesës së parë dhe ndryshimet taktike në të dytën:

“Në pjesën e parë kisha kërkuar që të rrinim në ekuilibër. Në pjesën e dytë kemi nxjerrë nga loja mbrojtësin Pusi e futëm Qaton, Dodajn, Bismarkun, të gjithë ofensivë për të fituar ndeshjen. Ishte ndeshje e përgatitur, edhe me zëvendësimin e Bekimit ishte përgatitur, na doli edhe sot.”

Ai gjithashtu vlerësoi portierin Leon Çelikoviç për pritjet vendimtare:

“Duhet të përgëzoj Leonin që bëri dy pritje tek për tek, ishin raste flagrante. Gjithsesi ndeshje e interpretuar mirë, bravo u qoftë! Tregon pjekuri.”

Në lidhje me dëmtimin e Bajramit, Martini ishte i kujdesshëm:

“Unë nuk kam filluar punën doktor akoma. Kur të filloj punë do të kthej përgjigje se çfarë dëmtimi ka apo jo. Nuk kam pyetur.”

Martini theksoi se fitorja tregon pjekurinë taktike të ekipit dhe gatishmërinë për momentet vendimtare të kampionatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco