Tre gola nga Adjesa, Egnatias i mjafton pjesa e dytë ndaj Bylisit

Tre gola nga Adjesa, Egnatias i mjafton pjesa e dytë ndaj Bylisit

19:11, 04/04/2026

Në një ndeshje të javës së 30-të të Abissnet Superiores, Egnatia riktheu fitoret në kampionat, duke mposhtur 3-0 Bylisin në fushën e vet, falë një performancë fantastike të sulmuesit zëvendësues Daniel Adjesa.

Pas një pjesë të parë të ekuilibruar dhe me pak aksione konkrete, Egnatia ndryshoi ritmin pas pushimit. Adjesa, i futur në pjesën e dytë, shënoi golin e parë në minutën e 69-të, duke kaluar rrogozhinasit në avantazh.

Pas këtij goli, skuadra vendosi të mbrohej më shumë dhe të shfrytëzonte kundërsulmet, dhe Adjesa shfrytëzoi dy raste të tjera në minutat e fundit për të kompletuar ‘tripletën’ dhe për të vulosur fitoren 3-0.

Ky triumf i jep Egnatisë tri pikët të rëndësishme dhe një frymë të re në garën për vendet e larta të klasifikimit, ndërsa sulmuesi i afruar në merkaton e janarit konfirmoi vlerën e tij për skuadrën.

Egnatia me këtë sukses ruan distancën prej dy pikësh me Vllazninë kryesuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco