Oscar tërhiqet nga futbolli në moshën 34-vjeçare për shkak të probleme kardiake: Do të doja të bëja më shumë

Oscar tërhiqet nga futbolli në moshën 34-vjeçare për shkak të probleme kardiake: Do të doja të bëja më shumë

18:29, 04/04/2026

Oscar, mesfushori i njohur brazilian, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në moshën 34-vjeçare. Lajmin e dha vetë ish-lojtari i Chelsea-t përmes një videoje të publikuar në kanalet zyrtare të São Paulos.

Arsyeja e tërheqjes lidhet me probleme shëndetësore. Gjatë vizitave të rregullta mjekësore në nëntor, para fillimit të sezonit, iu konstatuan probleme kardiake që e detyruan të merrte këtë vendim të vështirë.

“Do të doja të bëja më shumë, por tani po tërhiqem dhe do të vazhdoj të mbështes këtë klub,” tha Oscar, duke treguar përkushtimin e tij ndaj São Paulo-s edhe pas lamtumirës nga fusha e lojës.

Ky vendim shënon fundin e një karriere të gjatë dhe të pasur, ku Oscar ka lënë gjurmë të mëdha në klubet ku ka luajtur dhe në kombëtaren braziliane.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco