Bayerni i Mynihut ka marrë një fitore të madhe me përmbysje 3-2 në sekondat e fundit në transfertë ndaj Freiburgut, në javën e 28-të të Bundesligës.
Pas një pjesë të parë pa gola, vndasit kaluan në avantazh menjëherë në fillim të pjesës së dytë, kur Johan Manzambi realizoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 46-të, duke mposhtur portierin Manuel Neuer. Freiburgu vazhdoi të ishte i rrezikshëm dhe në minutën e 71-të dyfishoi shifrat me Lucas Höler, që shfrytëzoi një top në zonë pas goditjes nga këndi.
Kur gjithçka dukej e mbyllur, Bayerni reagoi. Në minutën e 81-të, Tom Bischof ngushtoi diferencën me një goditje të fuqishme nga distanca, duke rikthyer shpresat për skuadrën bavareze.
Dramën e vërtetë e rezervoi fundi i takimit. Në minutën 90+2, sërish Bischof mori protagonizmin, duke realizuar një supergol nga largësia, me një “raketë” që përfundoi në këndin e poshtëm të portës, për rezultatin 2-2, befasia e madhe erdhi në minutën e 99-të, kur Karl realizoi golin e përmbysjes 3-2, duke i siguruar fitoren Byernit ‘in extremis’.
Rezultatet:

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: