Chivu flet për Bastonin: Nuk mund të vendos për të ardhmen e tij, por tek Interi është i lumtur

Chivu flet për Bastonin: Nuk mund të vendos për të ardhmen e tij, por tek Interi është i lumtur

16:32, 04/04/2026

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka folur hapur për situatën e Alessandro Bastonit në prag të përballjes së rëndësishme ndaj Romës. Tekniku zikaltër theksoi se mbrojtësi italian është i përkushtuar maksimalisht ndaj skuadrës, pavarësisht zërave për të ardhmen e tij.

Në konferencën për shtyp, Chivu u shpreh se roli i tij si trajner është t’i japë qetësi dhe besim lojtarit, jo të ndikojë në vendimet personale të tij. “Unë nuk mund të kontrolloj të ardhmen e Bastonit apo atë që ai dëshiron të bëjë. E di që ai është shumë i lumtur këtu dhe gjithmonë ka dhënë maksimumin për këtë skuadër”, deklaroi trajneri.

Chivu vlerësoi profesionalizmin e mbrojtësit, duke nënvizuar se Bastoni ka treguar gjithmonë përgjegjësi dhe përkushtim në fushë. Sipas tij, çdo vendim për të ardhmen i takon vetë lojtarit, ndërsa ai si trajner do të jetë i kënaqur nëse bashkëpunimi vazhdon.

“Do të isha i lumtur nëse ai qëndron, por në futboll ka gjithmonë pasiguri. Ai e di mirë çfarë bën dhe ka treguar se është në gjendje të marrë vendime të drejta”, shtoi Chivu.

Në fund, tekniku zikaltër theksoi se cilësitë e Bastonit janë të padiskutueshme dhe se, pavarësisht zgjedhjes që do të bëjë në të ardhmen, futbolli botëror do të vazhdojë të shijojë një lojtar të nivelit të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco