Kupa e Shqipërisë hyn në momentin më të rëndësishëm të sezonit, pasi më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale. Katër skuadrat e mbetura në garë do të synojnë të hedhin hapin e parë drejt finales, në një fazë ku çdo detaj mund të bëjë diferencën.
Në kryeqytet, në ‘Air Albania Stadium’, Dinamo City do të përballet me Vllazninë, në një duel mes dy emrave të njohur të futbollit shqiptar. Të dyja skuadrat do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv që në sfidën e parë, për të krijuar avantazh përpara ndeshjes së kthimit.
Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër do të luhet në stadiumin ‘Arena Egnatia’, ku Egnatia pret AF Elbasanin. Edhe kjo përballje pritet të jetë e fortë, me të dy ekipet që synojnë të hedhin një hap të rëndësishëm drejt finales së madhe.
Të dyja ndeshjet do të luhen më 8 prill, duke nisur nga ora 18:00. Verdiktet përfundimtare do të dalin pas takimeve të kthimit, të cilat do të përcaktojnë dy finalistët që do të luftojnë për trofeun e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: