Edoardo Bove ka arritur një moment të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u aktivizuar për herë të parë si titullar me Watford-in në Championship. Mesfushori italian e nisi nga minuta e parë në transfertën ndaj Queens Park Rangers, ndeshje që përfundoi me humbjen 2-1 për skuadrën e tij.
Ky aktivizim vjen pas një periudhe të gjatë dhe të vështirë për Bove, i cili ishte rikthyer në fushë rreth një muaj e gjysmë më parë kundër Preston, duke luajtur vetëm minutat e fundit të një ndeshjeje që u mbyll në barazim. Me kalimin e kohës, forma e tij fizike është përmirësuar ndjeshëm, duke arritur madje të shënojë edhe golin e parë me fanellën e Watford-it në sfidën ndaj Wrexham.
Rikthimi i tij si titullar ka një domethënie të veçantë, pasi vjen plot 488 ditë pas incidentit të rëndë që pësoi në ndeshjen Fiorentina-Inter, kur pësoi një problem shëndetësor në fushë.
Ish-lojtari i Roma dhe Fiorentina po rikthehet gradualisht në formën e tij më të mirë, duke dhënë sinjale pozitive për të ardhmen dhe duke treguar forcë të madhe karakteri pas një periudhe të vështirë personale dhe profesionale.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: