Disiplina ‘fal’ Gumën e Brahjan të Egnatias, Teutës i kthehet Kotobelli

Disiplina ‘fal’ Gumën e Brahjan të Egnatias, Teutës i kthehet Kotobelli

18:26, 03/04/2026

 

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka njoftuar se për Taulant Gumën dhe Julian Brahjan e Egnatias janë pezulluar dënimet me nga pesë ndeshje. Po ashtu e njëjta gjë edhe për Blerim Kotobellin, që mund të kthehet sërish në dispozicion të Teutës.

Vendimi nr. 36 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 03.04.2026

 

  • KF Bulqiza, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Tretë kundër KF Tirana B, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  • Zyrtari i KS Korabi U-17, Erblin Laci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Kamza 07, U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Dinamo U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  • AF F.Shehu, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër AF Argjiro U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  • AF Argjiro U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër KF Përmeti U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  • AF Dea U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër KF Tepelena U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  • AF Argjiro U-9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër KF Tepelena U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  • AS Luftëtari U-9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër KF Tepelena U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  • AF Elbasani Vajza U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit të Vajzave, kundër FK Bylis Vajza U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  • Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Egnatia, Julian Brahja, të paraqitur në mbështetje të neneve 67 dhe 74 të KDE, për rishikimin e Vendimit nr. 34, datë 18.03.2026, të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, duke ndryshuar pikën 6 të tij dhe duke vendosur pezullimin e zbatimit të masës disiplinore prej 5 (pesë) ndeshjesh pezullim, si dhe vendosjen e zyrtarit në periudhë prove prej 6 (gjashtë) muajsh nga data e këtij vendimi.
  • Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Egnatia, Taulant Guma, të paraqitur në mbështetje të neneve 67 dhe 74 të KDE, për rishikimin e Vendimit nr. 34, datë 18.03.2026, të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, duke ndryshuar pikën 7 të tij dhe duke vendosur pezullimin e zbatimit të masës disiplinore prej 5 (pesë) ndeshjesh pezullim, si dhe vendosjen e zyrtarit në periudhë prove prej 6 (gjashtë) muajsh nga data e këtij vendimi.
  • Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta, Blerim Kotobelli, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  • Rrëzimin e kërkesës së FC Luminesen, Sunday League, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  • Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco