Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publik vendimin nr. 36/2 të Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, të datës 3 prill 2026, lidhur me incidentet e dhunshme të ndodhura gjatë ndeshjeve të kampionatit Abissnet Superiores mes Vllaznisë dhe Elbasanit dhe Tiranës me Elbasanin.
Takimet e zhvilluara më 15 shkurt 2026, në stadiumin ‘Loro Boriçi’, dhe më datë 08.03.2026, ora 15:00, në stadiumin “Selman Stermasi”, u shoqëruan me akte dhune, të cilat u konfirmuan pas analizës së dokumentacionit nga Sekretariati Teknik dhe korrespondencës me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe Elbasan. Sipas Komisionit, janë konstatuar shkelje të dispozitave të ligjit nr. 79/2017 “Për Sportin”, si dhe të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
Në përfundim të shqyrtimit, Komisioni vendosi masa të rrepta: ndalimin e hyrjes në të gjitha stadiumet e futbollit në Shqipëri, për një periudhë të pakufizuar kohe, për disa persona të identifikuar si të përfshirë në incidentet. Kjo masë ekstreme synon të frenojë dhunën dhe të garantojë sigurinë në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF.
Gjithashtu, në bazë të nenit 7 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës, të gjitha subjektet anëtare të FSHF që administrojnë stadiume janë të detyruara të zbatojnë këtë vendim në mënyrë rigoroze. Një kopje e vendimit i është përcjellë edhe autoriteteve të Policia e Shtetit për ndjekjen dhe zbatimin e mëtejshëm.
Tifozëve që u ndalhet hyrja në stadium:
Ky vendim vjen si një sinjal i qartë për zero tolerancë ndaj dhunës në futbollin shqiptar, duke theksuar angazhimin e institucioneve për të mbrojtur integritetin e lojës dhe sigurinë e tifozëve.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: