Barcelona nis negociatat me Interin për Bastonin, mësoni diferencën mes ofertës dhe kërkesës

Barcelona nis negociatat me Interin për Bastonin, mësoni diferencën mes ofertës dhe kërkesës

16:55, 03/04/2026

Barcelona ka vënë në shënjestër mbrojtësin italian, Alessandro Bastoni, duke hapur zyrtarisht bisedimet me Interin për një transferim të mundshëm gjatë merkatos së verës.

Sipas raportimeve të fundit, zikaltrit kanë vendosur një çmim të qartë për kartonin e mbrojtësit: rreth 60 milionë euro. Nga ana tjetër, drejtuesit katalanas nuk kanë shkuar më shumë se 45 milionë euro në ofertën e tyre fillestare, çka tregon se negociatat janë ende në një fazë të hapur dhe mund të kërkojnë kohë për t’u konkretizuar.

Ndërkohë, vetë lojtari duket i hapur për një aventurë të re. Pas zhgënjimit në arenën ndërkombëtare me Italinë, Bastoni është i gatshëm të dëgjojë ofertat dhe të shqyrtojë mundësinë e kalimit në LaLiga. Interesi i Barcelonës konsiderohet serioz dhe projekti sportiv i klubit mund të luajë rol vendimtar në zgjedhjen e tij.

Në aspektin financiar, mbrojtësi pritet të përfitojë një rritje të ndjeshme page. Nëse transferimi realizohet, ai mund të arrijë të fitojë rreth 7 milionë euro në sezon, përfshirë bonuset, nga rreth 5 milionë euro që përfiton aktualisht tek Interi.

Bastoni, i formuar si lojtar tek Atalanta, është një nga shtyllat e mbrojtjes zikaltër dhe largimi i tij do të ishte një goditje e rëndësishme për skuadrën italiane. Megjithatë, nëse Barcelona rrit ofertën dhe afrohet me kërkesat e Interit, marrëveshja mund të finalizohet në javët në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco