Rikthim surprizë në horizont, Gana synon Joachim Löw për Botërorin 2026

Rikthim surprizë në horizont, Gana synon Joachim Löw për Botërorin 2026

16:27, 03/04/2026

Një rikthim i bujshëm mund të jetë në prag në futbollin ndërkombëtar. Joachim Löw, ish-trajneri legjendar i Gjermanisë, mund të rikthehet në pankinë pas disa vitesh mungesë dhe pikërisht në një moment shumë të rëndësishëm.

Sipas raportimeve të Sky Sport Deutschland, tekniku 66-vjeçar është në bisedime me Ganën për të marrë drejtimin e ekipit përpara Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Löw është i papunë që prej vitit 2021, kur i dha fund aventurës së gjatë dhe të suksesshme me Gjermaninë, ku arriti kulmin me fitimin e Botërorit 2014. Që nga ajo kohë, ai nuk ka marrë drejtimin e asnjë skuadre, duke qëndruar larg fushës së blertë.

Situata te Gana duket se ka nxitur këtë lëvizje të mundshme. Federata ganeze ka vendosur të shkarkojë trajnerin Otto Addo vetëm pak muaj para fillimit të turneut madhor, duke kërkuar një emër me eksperiencë të madhe për të udhëhequr skuadrën.

I kontaktuar nga mediat gjermane, Löw nuk e ka mohuar mundësinë e një marrëveshjeje, por ka theksuar se ende nuk ka pasur një ofertë zyrtare: “Askush nga Gana nuk më ka folur zyrtarisht”, deklaroi ai.

Nëse kjo marrëveshje konkretizohet, do të ishte një rikthim i bujshëm për një nga trajnerët më të suksesshëm të dekadës së fundit, ndërsa Gana do të fitonte një lider me përvojë të jashtëzakonshme në skenën më të madhe të futbollit botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco