Federica Pellegrini është bërë nënë për herë të dytë. Legjenda e notit e ka ndarë lajmin me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke publikuar një foto nga spitali ku shfaqet së bashku me bashkëshortin Matteo Giunta dhe vajzën e porsalindur në krahë. “Përshëndetje Rachele. Vogëlushja jonë lindi me hënën rozë”, ka shkruar ajo në mesazhin e saj emocionues.
Kjo është vajza e dytë për çiftin, pasi Pellegrini është tashmë nënë edhe e Matilde Giunta, e cila është dy vjeçe.
Ashtu si edhe për lindjen e parë, ish-kampionia olimpike ka zgjedhur kujdesin e Ospedale di Negrar, ku kishte planifikuar lindjen me operacion cezarian disa javë përpara datës së parashikuar.
Vetëm pak ditë më parë, Pellegrini kishte publikuar një postim ironik së bashku me bashkëshortin e saj, duke paralajmëruar ardhjen e afërt të Racheles. “Menduam: ‘Nuk e dimë si do t’ia dalim, por do të gjejmë një mënyrë’. Të thuash ‘darka e fundit’ nuk tingëllon mirë, por ne e dimë që për disa muaj do të jetë pikërisht kështu”, kishte shkruar ajo me humor.
Tashmë vogëlushja ka ardhur në jetë dhe për një periudhë, jeta e çiftit do të përqendrohet te kujdesi për fëmijët, mes biberonëve dhe pelenave.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: