Interes i jashtëzakonshëm/ ‘Spotify Camp Nou’ shet të gjitha biletat për ‘El Clasico’-n e femrave

Interes i jashtëzakonshëm/ ‘Spotify Camp Nou’ shet të gjitha biletat për ‘El Clasico’-n e femrave

16:55, 02/04/2026

Sukses i jashtëzakonshëm për futbollin e femrave në Spanjë. FC Barcelona Femení ka njoftuar se të gjitha biletat janë shitur për përballjen ndaj Real Madridit, në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të UEFA Women's Champions League. Kjo do të thotë se ‘Spotify Camp Nou’ do të jetë plot për këtë sfidë të madhe.

Pas fitores bindëse 2-6 në ndeshjen e parë, tifozët katalanas janë mobilizuar masivisht për të mbështetur ekipin në rrugën drejt gjysmëfinales. Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, veçanërisht duke qenë se kjo ndeshje shënon rikthimin e ekipit të femrave të Barcelonës në stadiumin e rinovuar. Orari i ndeshjes dhe pushimet shkollore kanë ndikuar gjithashtu në një pjesëmarrje të lartë familjare.

Kjo nuk është hera e parë që Barcelona arrin të mbushë stadiumin për ekipin e femrave. Në vitin 2022, katalanaset vendosën rekorde të jashtëzakonshme pjesëmarrjeje, duke grumbulluar mbi 91 mijë tifozë në përballjet ndaj Real Madridit dhe Wolfsburgut. Këtë herë, për shkak të punimeve dhe mungesës së një tribune, kapaciteti maksimal do të jetë rreth 62 mijë spektatorë.

Megjithatë, interesi i madh dëshmon edhe një herë rritjen e jashtëzakonshme të futbollit të femrave dhe mbështetjen e fortë që gëzon Barcelona në këtë sektor. Një mbrëmje festive dhe spektakolare pritet në “Camp Nou”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco