Pas Gattuso-s, katër emra ‘big’ në garë për stolin e Italisë, pengesat dhe frika nga Nations League

Pas Gattuso-s, katër emra ‘big’ në garë për stolin e Italisë, pengesat dhe frika nga Nations League

16:36, 02/04/2026

Në pritje për të mësuar se kush do të jetë presidenti i ri i FIGC pas dorëheqjes së Gabriele Gravina-s, brenda federatës tashmë është krijuar një ide e qartë edhe për trajnerin e ardhshëm të Kombëtares. Edhe Gennaro Gattuso pritet të largohet, ndërsa synimi është që “Azzurrët” t’i besohen një emri të madh me përvojë.

Lista e kandidatëve përbëhet nga katër trajnerë të njohur: Antonio Conte, Roberto Mancini, Simone Inzaghi dhe Massimiliano Allegri. Megjithatë, të gjithë janë aktualisht nën kontratë me klubet e tyre, çka e bën situatën më të ndërlikuar.

Conte, që e ka drejtuar Italinë në Euro 2016 duke arritur deri në çerekfinale, do të ishte i hapur për një rikthim, por pengesë mbetet kontrata e tij me Napolin dhe qëndrimi i presidentit Aurelio De Laurentiis. Ndërkohë, Inzaghi është i lidhur me Al Hilal dhe përfiton një pagë shumë të lartë, mbi 25 milionë euro në sezon.

Një tjetër emër që pëlqehet shumë është Allegri, aktualisht trajner i Milanit, i cili vlerësohet për organizimin në lojë dhe rezultatet. Por edhe këtu mbetet për t’u parë qëndrimi i klubit ku ai ka kontratë deri në vitin 2027. Në listë është edhe Mancini, sot te Al Sadd, i cili nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer në Kombëtare pas zhgënjimit me eliminimin ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kushdo që do të marrë drejtimin e Italisë, do të përballet menjëherë me sfida të mëdha. Në shtator nis UEFA Nations League, ku Italia do të përballet me Belgjikën, Turqinë dhe Francën, në ndeshje vajtje-ardhje. Ndërkohë, për dy miqësoret e qershorit, një zgjidhje e përkohshme mund të jetë Silvio Baldini, aktualisht në krye të përfaqësueses U-21.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco