Barcelona ka vendosur ta mbajë të paprekshëm mesfushorin ofensiv Dani Olmo për verën e ardhshme, pavarësisht interesit të madh nga klubet elitare europiane.
27-vjeçari po kalon një sezon të shkëlqyer nën drejtimin e Hansi Flick, duke u shndërruar në liderin taktik dhe një nga lojtarët kyç të projektit të skuadrës katalanase.
Në zyrat e klubit, Olmo konsiderohet pjesë qendrore e së ardhmes dhe jo një lojtar në shitje.
Interesi më konkret ka ardhur nga Manchester City, ku trajneri Pep Guardiola e sheh si zëvendësues ideal të Bernardo Silva. Megjithatë, oferta prej 80-90 milionë eurosh është refuzuar menjëherë.
Në garë për mesfushorin janë edhe Paris Saint-Germain i drejtuar nga Luis Enrique, si dhe Arsenal dhe Al-Qadsiah, por qëndrimi i Barcelonës mbetet i palëkundur.
Siguria e klubit mbështetet edhe te kontrata e Olmos, e vlefshme deri në vitin 2030, si dhe te klauzola e lirimit prej 580 milionë eurosh, që e bën thuajse të pamundur largimin e tij.
Hansi Flick e ka cilësuar Olmon si “zemrën e lojës”, ndërsa Barcelona do të pranonte largimin e tij vetëm për një ofertë të jashtëzakonshme mbi 100 milionë euro.
Për momentin, prioriteti i klubit është ruajtja e bërthamës për të synuar të gjithë trofetë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: