Kroacia u mposht nga Brazili në një ndeshje miqësore përgatitore para Kupës së Botës 2026, por kapiteni Luka Modric mbetet optimist.
Mesfushori kroat theksoi se kjo përballje nuk është një tregues real i forcës së ekipit të tij dhe se forma e vërtetë do të shihet në turneun madhor.
“Do të jemi gati për ndeshjet e vërteta e të mëdha në Kupën e Botës. Atëherë do të jemi më të mirë”, deklaroi Modric.
Ai pranoi gjithashtu se skuadra ka ende elemente për t’i përmirësuar, por e sheh këtë periudhë si pjesë normale të përgatitjeve.
Humbja ndaj Brazilit erdhi në një moment kur Kroacia po teston formacionin dhe lojtarët, në prag të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit botëror.
Pavarësisht rezultatit negativ, Modric dhe shokët e tij besojnë se do të arrijnë nivelin maksimal pikërisht në momentin më të rëndësishëm – gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës 2026.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: