Kombëtaret që do të mungojnë nga Botërori i kaluar, mes tyre dhe Serbia e Polonia

Kombëtaret që do të mungojnë nga Botërori i kaluar, mes tyre dhe Serbia e Polonia

08:42, 02/04/2026

Plot 6 do të jetë numri i kombëtareve pjesëmarrëse në Botërorin e vitit 2022, që do të mungojnë në eventin më të rëndësishëm futbollistik të globit, që do të mbahet këtë vit.

Kombëtare të rëndësishme europiane, si Danimarka, Polonia, Uellsi dhe Serbia, nuk arritën të sigurojnë kualifikimin këtë herë, po ashtu mungesat e Kamerunit dhe Kosta Rikës, tregojnë nivelin e lartë të konkurencës në eliminatore.

Këto skuadra kishin dhënë paraqitje të rëndësishme në Katar, por nuk mundën të përsërisin suksesin.

Serbia mbeti jashtë Botërorit, pasi vendin e dytë në grup e zuri Shqipëria, që shkoi në “Play-off”.

Polonia gjithashtu, që kaloi kuqezinjtë tanë në gjysmëfinalen e “Play-off”-it, u eliminua në finale nga Suedia, duke ,mbetur jashtë Botërorit.

Botërori i vitit 2026 pritet të sjellë një hartë të re futbolli, me emra të rinj që kërkojnë të lënë gjurmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco