Mesfushori i Italisë dhe i Juventusit, Manuel Locatelli, ka reaguar me emocione të forta pas humbjes dramatike ndaj Bosnjë Hercegovinës me penallti, që i kushtoi Italisë eliminimin e tretë radhazi nga Botërori.
Në një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale, Locatelli nuk e fshehu zhgënjimin: “Jam i shkatërruar, bosh brenda, me lot në sy. E ndienim përgjegjësinë ndaj fëmijëve, familjeve, gjyshërve dhe të gjithë italianëve që na mbështetën. Kemi dhënë gjithçka dhe për këtë jam krenar për këtë grup”.
Ai theksoi se skuadra ishte e bashkuar për këtë objektiv: “Ne lojtarët, trajneri dhe i gjithë stafi ishim të bashkuar për këtë ëndërr. Kemi dhënë çdo energji, por nuk arritëm t’ju dhuronim këtë Botëror”.
Mesfushori pranoi hapur dështimin: “Kemi dështuar, kjo është e vërteta. Dhe e ndiej gjithë peshën mbi vete”.
Në fund, Locatelli falënderoi tifozët për mbështetjen dhe bëri thirrje për reagim: “Për ata që kanë qenë gjithmonë pranë nesh dhe për ata që do të vazhdojnë të na mbështesin, ju them faleminderit nga zemra. Është e vështirë, shumë e vështirë, por le të ngrihemi sërish së bashku. Nuk do të ketë asnjë ditë që nuk do të jap maksimumin në fushë”.
Një mesazh që pasqyron dhimbjen e madhe të kampit italian, por edhe dëshirën për t’u rikthyer më të fortë në të ardhmen.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: