Rikthehet Superiorja/ Java e 30-të hapet me Flamurtari – Tirana, sfida vendimtare në horizont

Rikthehet Superiorja/ Java e 30-të hapet me Flamurtari – Tirana, sfida vendimtare në horizont

16:28, 01/04/2026

Pas ndërprerjes për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, kampionati Abissnet Superiore rikthehet këtë fundjavë me emocione dhe përballje të rëndësishme në të gjitha frontet.

Java e 30-të do të ngrejë siparin të premten në mbrëmje, me një duel shumë delikat për mbijetesën. Flamurtari pret në shtëpi Tiranën, në një sfidë ku pikët peshojnë shumë për objektivat e sezonit.

Të shtunën, vëmendja do të zhvendoset në tri ndeshje mjaft interesante. Në orën 17:00, Egnatia do të përballet me Bylisin, ndërsa në të njëjtën orë luhet edhe një nga sfidat më të forta të javës, ku Partizani sfidon Vllazninë. Një përballje direkte mes pretendentëve, me të kuqtë që synojnë të afrohen në renditje dhe shkodranët që duan të ruajnë kreun.

Mbrëmja e së shtunës do të kulmojë me përplasjen mes Dinamo City-t dhe AF Elbasanit, një duel në “Air Albania” ku të dy skuadrat do të hyjnë në fushë vetëm për fitore.

Ndërkohë, java do të mbyllet të dielën me takimin FK Vora – Teuta, një tjetër sfidë që pritet të ndikojë në renditjen përfundimtare.

Një javë që premton spektakë, ndërsa kampionati hyn në fazën më vendimtare të sezonit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco