Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ishte një nga më të mirët në fushë mbrëmë në ndeshjen kundër Turqisë.
Fati nuk ishte me 23-vjeçarin, i cili e tentoi disa herë portën, por u ndal nga gardiani turk.
Pas humbjes, Asllani reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale ku nuk e fsheh trishtimin.
POSTIMI I PLOTË
Nuk është vec një humbje… është një ëndërr që u ndal pak para fundit, e dhamë shpirtin, besuam deri në sekondën e fundit, por fati nuk ishte në anën tonë.
Dhimbja është e madhe, sepse e dinim sa afër ishim historisë… sa afër një momenti që do mbetej përgjithmonë…
Por ne jemi Kosova dhe do të kthehemi më të fortë!
Faleminderit Kosovë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: