Presidentja Vjosa Osmani dekoron futbollistët e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani dekoron futbollistët e Kosovës

09:54, 01/04/2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim futbollistët e Kombëtares.

Presidentja Osmani me këtë rast do t’i dekorojë futbollistët e Kosovës për rezultatet e arritura në arenën ndërkombetare.

Me ta i pranishëm është edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe trajneri i Kosovës, Franco Foda.

Presidentja Osmani theksoi se Kombëtarja ka qenë burim krenarie për qytetarët, duke sjellë emocione të mëdha dhe duke dëshmuar përkushtim e sakrificë në çdo ndeshje.

Ajo vlerësoi rrugëtimin e ekipit, duke nënvizuar se paraqitjet e fundit kanë treguar se Kosova është gjithnjë e më afër arritjeve të mëdha në futbollin ndërkombëtar.

“Me nderin më të lartë të republikës së Kosovës, sot dekorojmë ekipin kombëtar të Kosovës në futboll, një ekip që me përkushtim, disiplinë dhe shpirt të jashtëzakonshëm ka përfaqësuar në mënyrën më të denjë të mundshme shtetin tonë në arenën ndërkombëtare”, ka thënë fillimisht Osmani.

“Sot me këtë dekoratë, republika e Kosovës e nderon punën, mundin, djersen e secilin prej jush. E nderon rezultatin tuaj, por mbi të gjitha e nderon krenarinë që ja keni dhënë secilin shqiptar, pavarësisht se ku jeton.

Pavarësisht rezultatin të djeshëm, ju do të mbeteni në piedestalin më të lartë të jetës sonë, për krenarinë që i keni dhuruar popullit tonë. Prandaj në emër të shtetit dhe të gjithë qytetarëve të republikës së Kosovës, ju falënderojmë për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për vendin tonë.

Në bazë të kompetencave të mia si presidente e Republikës së Kosovës kam vendosur që kombëtaren e republikës në futboll ta dekoroj me medaljen presidenciale të meritave, me motivacionin për përfaqësim dinjitoz të shtetit tonë në arenën ndërkombëtar, për krenarinë që i kanë dhënë shtetit tonë, si dhe për arritjen në fazën finale të kualifikimeve për kampionatin botëror dhe jo vetëm me shpresën, por me besimin e plotë që rruga përpara të jetë edhe shumë shumë më e plotë”, përfundoi presidentja Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco