Suedia mposht Poloninë pret biletën për në Botëror

Suedia mposht Poloninë pret biletën për në Botëror

22:55, 31/03/2026

Në një ndeshje të mbushur me emocione dhe kthesa, Suedia arriti të fitonte 3-2 ndaj Polonisë, duke u afruar shumë me kualifikimin për Botërorin.

Golat e ndeshjes u shënuan në mënyrë dramatike:

Në minutën e 20-të, Anthony Elanga hapi rezultatin për suedezët, duke mposhtur portierin pas një pasimi të shkëlqyer nga Yasin Ayari, 1-0.

Polonia barazoi shpejt në minutën e 33-të me një supergol të Nicola Zalewski-t pas një pasimi nga Piotr Zielinski, 1-1.

Suedia riktheu avantazhin në minutën e 44-t me Gustaf Lagerbielke që shënoi me kokë pas një harkimi nga goditja e lirë e Benjamin Nygren, 2-1.

Polonia u rikthye sërish në barazim në minutën e 55-t, me Karol Swiderski-n që shfrytëzoi një asist të Nicola Zalewski për të tundur rrjetën e boshatisur, 2-2.

Fitoren për suedezët e vulosi Viktor Gyökeres në minutën e 88-të, duke shfrytëzuar një top rikuperues në zonë dhe duke gjuajtur në cepin e rrjetës, 3-2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco