Italia e Gennaro Gattusos e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0 ndaj Bosnjës në Zenica, falë golit të Moise Kean, por do të duhet të luajë gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak.
Goli erdhi në minutën e 15-të, pas një gabimi të portierit vendas Vasilj. Barella përfitoi nga pasimi i gabuar dhe asistoi për Kean, i cili realizoi me një goditje të saktë nga jashtë zone.
Bosnja reagoi mirë pas golit, duke ushtruar presion të vazhdueshëm, sidomos nga krahët, por pa arritur të barazonte. Italia, nga ana tjetër, krijoi shumë pak raste dhe u përqendrua më shumë në mbrojtje.
Situata u komplikua në minutën e 42-të, kur Alessandro Bastoni u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli si lojtar i fundit ndaj Memic.
Tashmë, Italia do të duhet të mbrojë avantazhin minimal në pjesën e dytë me 10 lojtarë, ndërsa Bosnja pritet të rrisë presionin në kërkim të përmbysjes.
Këmbëngulja e boshnjakëve u shpërblye në minutën e 79-të me golin e Tabakovic. Përfundon 1-1 loha e rregullt, ndeshja shkon në shtesë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: