VIDEO/ Shuhet ëndrra e shqiptarëve për një ekip në Botëror, Kosova mposhtet nga Turqia

VIDEO/ Shuhet ëndrra e shqiptarëve për një ekip në Botëror, Kosova mposhtet nga Turqia

22:09, 31/03/2026

Kosova ishte shumë pranë realizimit të ëndrrës për të debutuar në një Botëror, por në finalen e “play-off”-it kundër Turqisë nuk ia doli. Një mbrëmje me pritshmëri të mëdha për gjithë shqiptarët përfundoi me një humbje të hidhur, duke e shtyrë gjithë Shqiptarinë të presë të paktën edhe katër vite për të parë një ekip kombëtar në eventin më të madh të futbollit.

Ndeshja nisi me shumë emocione dhe raste të pastra shënimi. Në një kundërsulm të shpejtë, Fisnik Asllani goditi nga distanca, por portieri turk realizoi një pritje të jashtëzakonshme, duke devijuar topin në traversë, duke i mohuar golin sulmuesit të Hoffenheimit.

Traversa e Asllanit

Pjesa e parë u karakterizua nga tensioni dhe lojë e fortë. Një incident mes Hajrizi dhe Akturkoglou përfundoi me kartonë të verdhë për të dy lojtarët.

Në pjesën e dytë, sfida u zhbllokua nga Akturkoglou, i cili pas një aksioni të shpejtë të Turqisë, shtyu topin në rrjetë, duke vendosur rezultatin përfundimtar 0-1.

Kosova dështoi të shkruajë historinë këtë herë, por performanca dhe angazhimi i Dardanëve treguan se ëndrra për Botërorin mbetet e gjallë dhe sfidat e ardhshme do të jenë një tjetër mundësi për të provuar forcën e skuadrës.

Kosovë - Turqi 0-1

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco