Rrahmani nga ‘Fadil Vokrri’: Nuk ka favorit, kjo është ndeshja më e madhe në historinë tonë

Rrahmani nga ‘Fadil Vokrri’: Nuk ka favorit, kjo është ndeshja më e madhe në historinë tonë

20:43, 31/03/2026

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka folur nga tribunat e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ para përballjes vendimtare ndaj Turqisë, duke theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme të kësaj sfide.

Mbrojtësi kosovar, i cili mungon në fushë për shkak të lëndimit, është i pranishëm për të mbështetur bashkëlojtarët dhe ka bërë të qartë se në një finale si kjo nuk mund të ketë favorit.

“Gjithmonë e them se në një finale si kjo nuk ka favorit. Le të mendojë Turqia se është favorite, por fusha mund të jetë ndryshe, një detaj mund ta ndryshojë”, u shpreh ai.

Rrahmani e cilësoi këtë përballje si më të rëndësishmen në historinë e Kosovës, duke nënvizuar rrugëtimin e jashtëzakonshëm të ekipit gjatë viteve të fundit.

“Është dashur të vij për këtë ndeshje. Është ndeshja më e rëndësishme në këto dhjetë vjet. Nuk kemi qenë kurrë në këtë pikë”, deklaroi kapiteni.

Ai gjithashtu vuri në pah lidhjen e fortë brenda grupit, duke e konsideruar atë si një nga faktorët kryesorë të suksesit.

“Mënyra se si kalojmë bashkë këtu është e paimagjinueshme. Raporti ynë është i papërshkrueshëm dhe kjo ka bërë që të vijmë deri këtu. Sonte kam shumë më shumë emocione sesa kur luaj”, përfundoi Rrahmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco