Formacioni zyrtar/ Sylvinho mban Mehmetin në stol, Broja titullar ndaj Ukrainës

Formacioni zyrtar/ Sylvinho mban Mehmetin në stol, Broja titullar ndaj Ukrainës

19:16, 31/03/2026

Shqipëria do të luajë sot një ndeshje miqësore ndaj Ukrainës, e cila do të nisë në orën 20:45.

Formacioni zyrtar i kuqezinjve është publikuar tashmë nga trajneri Sylvinho. Në mesfushë dhe sulm, ka vetëm një ndryshim: Nedim Bajrami qëndron në stol, ndërsa titullar është aktivizuar Armando Broja.

Edhe për këtë ndeshje nuk ka vend për Anis Mehmetin në formacionin titullar. Ndryshimi i dytë i detyruar vjen në mbrojtje, ku Bujar Pllana debuton pas mungesës së Ajetit dhe Ismajlit për shkak të dëmtimeve.

Ky takim do të shërbejë si test për skuadrën kuqezi përpara sfidave të radhës, duke parë nga afër formën e lojtarëve dhe taktikat që do të aplikohen nga Sylvinjo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco