Në mbrëmjen e sotme dhe gjatë natës do të vendosen vendet e fundit të kualifikuara për Kupa e Botës 2026. Pesë vende, dhjetë ekipe që luftojnë për ëndrrën e Botërorit, një përballje “brenda ose jashtë”, ku secili lojtar dhe secili moment do të ketë rëndësi maksimale.
Ndeshjet e mbrëmjes së sotme janë: Bosnjë-Itali, Suedi-Poloni, Kosovë-Turqi, Republika Çeke-Danimarkë, Kongo-Xhamajkë dhe Irak-Bolivi.
Bosnjë-Itali: Përfaqësuesja italiane kërkon me çdo kusht të shmagë një tjetër dështim në kualfikueset e Botërorit, që do të ishte i treti radhazi. Ky skenar do të fundoste edhe më tej futbollit italian, edhe pse të kaltrit janë mes skuadrave me më shumë trofe në këtë kompeticion madhor.
Suedi-Poloni: Suedia luan në shtëpi pas fitores 3-1 ndaj Ukrainës, duke kërkuar t’i shfrytëzojë entuziazmin e tifozëve për të ndaluar sulmuesit kryesorë të Polonisë, Piotr Zielinski dhe Robert Leëandoëski.
Kosova-Turqia: Në Prishtinë, 13,000 tifozë presin një mrekulli nga Kosova përballë Turqisë. Ndonëse ekipi i Montella-s shihet si favorit, nuk ka qenë në një Botëror që nga viti 2002. Për të arritur këtë objektiv, duhet të shkëlqejë Kenan Yildiz.
Republika Çeke-Danimarkë: Në stadiumin e Letnës, pranë Pragës, Republika Çeke kërkon të përdorë mbështetjen e tifozëve për të arritur kualifikimin e tretë radhazi, ndërsa do të përballet me një Danimarkë të fuqishme dhe të orientuar në sulm.
Kongo-Xhamaikë dhe Irak-Bolivi: Ndeshjet e tjera zhvillohen në Meksikë, në stadiumet e Botërorit. Në Guadalajara, Kongo synon të kualifikohet për herë të dytë në histori, 52 vjet pas paraardhësve të tyre, dhe nis si favorit. Po ashtu, Bolivia synon të mposhtë Irakun për të siguruar pjesëmarrjen e katërt në një Botëror.
Këto sfida prekin jo vetëm ekipet, por edhe tifozët që ëndërrojnë të shohin skuadrat e tyre në skenën më të madhe të futbollit botëror, duke vendosur se kush do të udhëtojë drejt Amerikës në verën e vitit 2026.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: