Bosnjë-Itali, pa ‘goal line’ dhe fushë e dobët, Gattuso: kam parë edhe më keq në Ballkan

Bosnjë-Itali, pa ‘goal line’ dhe fushë e dobët, Gattuso: kam parë edhe më keq në Ballkan

18:44, 31/03/2026

Gennaro Gattuso dhe Italia e tij janë gati të zbresin në fushë në Zenica për finalen e playoff-it ndaj Bosnjës, me në palë një vend për në Kampionatin Botëror. Trajneri i “Azzurrëve” komentoi për gjendjen e fushës:

"Kam parë fusha edhe më të këqija këtu dhe me këtë nënkuptoj Ballkanin, ku kam stërvitur për një sezon: pra, asnjë justifikim, asnjë alibi, shkojmë dhe luajmë duke bërë atë që duhet..."

Përveç rëndësisë së ndeshjes, vëmendja bie te stadiumi ku do të zhvillohet takimi. Bëhet fjalë për një impiant me kapacitet 15,000 vendesh, i rrethuar nga ndërtesa, ku fusha është në gjendje të dobët. Për më tepër, kapaciteti i reduktuar bën që sonte tifozët të jenë shumë më pak se sa mund të pritej.

Një tjetër fakt i rëndësishëm është se stadiumi i Zenicës nuk është i pajisur me teknologjinë “goal line”, që do të thotë se sonte, pavarësisht rëndësisë së ndeshjes, ajo nuk do të përdoret. Rregullat e UEFA-s parashikojnë që përdorimi i kësaj teknologjie varet nga zgjedhja dhe mundësitë e federatës organizatore të ndeshjes.

Megjithatë, pavarësisht vështirësive teknike dhe logjistike, Gattuso dhe skuadra e tij janë të fokusuar tek objektivi: të hyjnë në fushë dhe të japin maksimumin për të siguruar kualifikimin në Botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco