Kombëtarja e Kosovës do të përballet këtë të martë (20:45) me Turqinë në një ndeshje historike, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026. “Dardanët” do të hyjnë në këtë duel me mungesa të rëndësishme, ku më e ndjeshmja është ajo e kapitenit Amir Rrahmani, i cili mungon për shkak të lëndimit.
Megjithatë, probleme me përbërjen ka edhe përfaqësuesja turke. Trajneri Vincenzo Montella është detyruar të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në listë para kësaj përballjeje vendimtare.
Mungesa më e spikatur për Turqinë është ajo e qendërmbrojtësit Merih Demiral, i cili nuk është i gatshëm për shkak dëmtimi. Përveç tij, edhe katër futbollistë të tjerë nuk do të jenë pjesë e ndeshjes ndaj Kosovës.
Vendimi i Montellës është që këta lojtarë ta ndjekin sfidën nga tribunat, duke mos u përfshirë në listën përfundimtare të takimit.
Futbollistët që nuk do të paraqiten ndaj Kosovës janë: Oguz Aydin, Merih Demiral, Muhammed Sengezer, Ahmetcan Kaplan dhe Mustafa Eskihellaç.
Në këtë mënyrë, Turqia do të hyjë në këtë sfidë me një skuadër të reduktuar, ndërsa Kosova shpreson të përfitojë nga këto mungesa për të arritur një rezultat historik.
Les joueurs non inclus pour le match de ce soir :
— Joueurs Turcs🇹🇷 (@JoueursTR) March 31, 2026
❌ Oğuz Aydin
❌ Merih Demiral (blessé)
❌ Muhammed Şengezer
❌ Ahmetcan Kaplan
❌ Mustafa Eskihellaç
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: