Edon Zhegrova po e feston sot ditëlindjen e 27-të.
Dhe, shokët e Kombëtares së Kosovës ia uruan atij këtë ditë të veçantë në kampin e Dardanëve.
Futbollisti i Juventusit ndërkohë e mbajti një fjalim të shkurtër duke i falënderuar shokët për tortën dhe për urimin, ndërsa e shprehu një dëshirë që e ka sot në këtë ditë të madhe për Kosovën.
“Është kënaqësi me qenë pjesë e këtij grupi të mrekullueshëm. Shpresoj që kjo dhuratë të jetë për mua dhe për të gjithë ne dhe për të gjithë popullin e Kosovës me kualifikimin në Botëror. Kështu që, Forca Kosova”, tha Zhegrova.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: