‘Sot rivalë, por gjithmonë miq’/ Restoranti në Prishtinë me gjest simbolik: Kafe falas për tifozët turq

‘Sot rivalë, por gjithmonë miq’/ Restoranti në Prishtinë me gjest simbolik: Kafe falas për tifozët turq

13:49, 31/03/2026

Një restorant në Prishtinë ka vendosur të mirëpresë tifozët turq me një gjest simbolik, duke ofruar kafe dhe çaj falas për të gjithë ata që kanë ardhur në kryeqytet për të ndjekur nga afër ndeshjen që zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Një fotografi e vendosur në hyrje të lokalit është shpërndarë në rrjete sociale, ku shkruhet: “Sot rivalë, por gjithmonë miq”.

Në mesazhin e plotë, restoranti thekson mirënjohjen me fjalët: “Kafe dhe çaj falas për tifozët turq. Borxhin e keni larë në 1999”.

Ndeshja historike Kosovë-Turqi nis në orën 20:45.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco