VIDEO/ Ndezën fishekzjarrë mbrëmë vonë tek hoteli i Kombëtares turke, arrestohen dy persona

13:34, 31/03/2026

Dy persona janë arrestuar sot për shkak të ndezjes së fishekzjarrëve në orët e vona të mbrëmjes.

Më saktësisht rreth orës 01:00, në afërsi të hotelit ku është vendosur Kombëtarja e Turqisë, u panë fishekzjarrë të shumtë, që duket se kishin për qëllim për të mos i lënë të flenë yjet e Kombëtares turke.

E i menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë së Kosovës, të cilët i kanë arrestuar dy persona përgjegjës.

“Dy persona janë të arrestuar, rasti është cilësuar si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa personat në fjalë janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, njofton për “Gazeta Express”, Enis Pllana, zyrtar për media për rajonin e prishtinës në policinë e Kosovës.

Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë do të luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco