La grumbullimin e Kombëtares pas Polonisë, Ylber Ramadani jep lajmin e lumtur

La grumbullimin e Kombëtares pas Polonisë, Ylber Ramadani jep lajmin e lumtur

09:24, 31/03/2026

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, u largua nga grumbullimi i kuqezinjve pas humbjes përballë Polonisë.

Lojtari kishte udhëtuar për t’iu bashkuar ekipit edhe pse kishte gruan e tij shtatzënë, ndërsa ndeshjen e të enjtes e ndoqi nga pankina.

Pas sfidës ku mbaruan ëndrrat për Botërorin, atij iu dha leje të kthehej pranë gruas së tij e cila ishte në pritje të fëmijës së tretë. Mbrëmë në darkë, Ramadani dha lajmin e lumtur në rrjetet sociale.

Ai ka bërë të ditur se kishte ardhur në jetë djali, të cilit i kishte vënë emrin Amar, duke ndarë foton e parë të tij në rrjetet sociale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco