Donnarumma para Bosnjës: Duhet t’u japim tifozëve një gëzim të madh

Donnarumma para Bosnjës: Duhet t’u japim tifozëve një gëzim të madh

20:49, 30/03/2026

Kapiteni i kombëtares italiane, Gianluigi Donnarumma, ka karikuar ekipin para ndeshjes vendimtare ndaj Bosnjë Hercegovinës, që luhet si finale play-off-i për kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

“Jemi njerëz, është normale të ndiejmë pak nervozizëm. Ndeshja ka rëndësi për ne dhe jemi të përgatitur dhe të motivuar. Ekipi ynë është i ri, prandaj një dozë tensioni është normale”, deklaroi portieri për Sky Sport.

Ai shtoi se ndeshja duhet të nisë menjëherë me qetësi dhe përqendrim:

“Duhet të fillojmë mirë dhe të mos përsërisim gabimet e pjesës së parë kundër Irlandës. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe duhet ta përballojmë me qetësinë e duhur. Kundërshtarët do të luajnë me intensitet të lartë, kanë kampionë të mëdhenj dhe individualitete të forta, prandaj duhet të jemi po aq të fortë.”

Donnarumma foli edhe për përvojën e tij me kombëtaren:

“Jam krenar për atë që kam bërë me ekipin kombëtar. Ka pasur gëzime dhe dhimbje. Kam humbur dy Botërorë dhe e dimë të gjithë sa na ka rënduar mungesa jonë. Ka dëshirë të çojmë Italinë aty ku meriton. Nga ajo përvojë e vështirë duhet të ringrihemi dhe t’u japim tifozëve një gëzim të madh.”

Kapiteni theksoi gjithashtu rëndësinë e përqendrimit maksimal:

“Duhet të japim 100% të mundësive tona. Kur jemi në maksimum, shpirti është i pastër. Jemi të përgatitur, kemi energjinë dhe motivimin e duhur për të përballuar një sfidë si kjo. Fokusi ynë duhet të jetë vetëm tek ajo që duhet të bëjmë, pa shpërdoruar energji për gjëra të tjera.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco