Trajneri i kombëtares së Rumunisë, Mircea Lucescu, 80 vjeç, do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për vendosjen e një defibrilatori, pas kolapsit që pwsoi gjatë stërvitjes së ekipit kombëtar, raporton media lokale.
Ngjarja, që shkaktoi shqetësim të madh në Rumani, ndodhi të dielën më 29 mars, kur trajneri Lucescu humbi ndjenjat gjatë stërvitjes. Ai u dërgua menjëherë me urgjencë në Spitalin Universitar.
Në deklarata të mëvonshme, vetë trajneri e lidh episodin me nervozizmin e grumbulluar pas humbjes 0-1 ndaj Turqisë, që çoi në eliminimin nga faza finale e Kupës së Botës 2026, megjithëse kishin kaluar tashmë tri ditë nga ndeshja.
Sipas medieve rumune, mëngjesin e së hënës, 30 mars, Lucescu iu nënshtrua një kateterizimi kardiak. Rezultatet nuk treguan ndonjë shqetësim të madh, duke pasur parasysh moshën e tij të avancuar.
Megjithatë, për të trajtuar disa aritmi dhe për të siguruar funksionimin normal të ritmit të zemrës, ekipi mjekësor vendosi vendosjen e një defibrilatori. Operacioni është planifikuar për këtë të martë, më 31 mars.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: